Organizata Botërore Meteorologjike bëri një listë të kushteve ekstreme të motit. Aty hyjnë temperatura më e ulët dhe më e lartë e regjistruar ndonjëherë, vendi me reshjet më të mëdha, si dhe vendi ku është regjistruar breshëri më i madh. Temperaturat më të ulëta u regjistruan në Vostok, Antarktidë, ku u mat – 89.2 gradë Celsius më 21 korrik 1983.
“Lugina e vdekjes” në Kaliforni ka hyrë në një histori kur në vitin 1913, u regjistrua temperatura e lartë prej 56,7 gradë Celsius . Në shtetin amerikan të Merilendit, në qytetin Junionville, rekordi u regjistrua më 4 korrik 1956, kur 31.2 milimetra shi ra në një minutë.
Gjatë një dite, shiu më i madh ra kur cikloni Denis po kalonte nëpër ishullin Fok-Fokum në Oqeanin Indian.Madje 1,825 metra ra gjatë 24 orëve, nga 7 deri në 8 janar 1966, njofton MeteoBallkan.
Breshëri më i madh ndonjëherë ra në Gopalgand, Bangladesh më 14 prill 1986, kur 92 vetë vdiqën. Janë raportuar copa të mëdha të akullit.
Periudha më e gjatë pa reshje u regjistrua në Kili, në qytetin Arika, ku nuk ra shi për 14 vjet, nga tetori 1903 deri në janar 1918.
Autostrada ruse Kolima është rruga më ftohtë në botë, ku temperaturat ndonjëherë bien – 67.7 gradë. Për t’i bërë gjërat më keq, një pjesë e kësaj rruge quhet “Rruga e kockave” në kujtim të të burgosurve që kanë vdekur duke e ndërtuar atë.
Shkretëtira më e madhe e akullit që nuk gjendet në rajonin polar është në Kanada. Ajo është e vendosur në Parkun Kombëtar Kluan dhe mbulon një sipërfaqe prej 21.980 kilometra katrorë.
Qyteti Siberian Oymakon është vendi më i ftohtë ku njerëzit jetojnë jashtë Antarktidës. Në atë vend temperatura ra në minus 68 gradë Celsius. /MeteoBallkan