• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Uragani fiona “dërmon” lindjen e Kanadasë!

Uragani fiona “dërmon” lindjen e Kanadasë!

25/09/2022 | 00:07
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e premte

09/05/2025 | 08:30
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punimet në rrjet të Premten, 9 Maj!

08/05/2025 | 23:07
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (09.05.2025.) E Premte

08/05/2025 | 23:02
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

08/05/2025 | 08:00
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 8 Maj!

07/05/2025 | 23:14
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.09.2024.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.05.2025.) E Enjte

07/05/2025 | 23:08
Momenti kur aeroplani me pasagjerë kalon nëpër një tornado masive uji

Momenti kur aeroplani me pasagjerë kalon nëpër një tornado masive uji

07/05/2025 | 20:06
Stuhia e pluhurit përfshin qytetin saudit, shkakton kaos dhe evakuime

Stuhia e pluhurit përfshin qytetin saudit, shkakton kaos dhe evakuime

07/05/2025 | 11:48
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

07/05/2025 | 08:48
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

07/05/2025 | 07:53
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.05.2025.) E Mërkurë

07/05/2025 | 00:00
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e martë

06/05/2025 | 08:49
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Uragani fiona “dërmon” lindjen e Kanadasë!

Uragani fiona “dërmon” lindjen e Kanadasë!

25/09/2022 | 00:07
529
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Ashtu siç ishte parashikuar, uragani Fiona përfshiu sot (24.09) pjesën lindore të Kanadasë më një intensitet, që rrallë është parë herë tjetër më parë. Stuhia mbërriti në pjesën tokësore herët në mëngjesin e sotëm midis Canso dhe Guysborough. Autoritetet zyrtare tashmë kanë raportuar një numër të konsiderueshëm dëmesh dhe ndërkohe rreth 550,000 shtëpi janë privuar nga energjia elektrike, pjesa më e madhe e të cilave në provincën Nova Scotia. Kabineti i kryeministrit Trudeau ka njoftuar se ky i fundit e ka shtyrë udhëtimin drejt Japonisë, ku do të shkonte për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Shinzo Abe dhe gjatë pasditë do të drejtojë mbledhjen e Grupit të Ndërhyrjes për përballimin e dëmeve të uraganit Fiona.

Halifax

Provincat Prince Edward Island dhe Nova Scotia u përfshinë të parat nga erërat me forcën e një uragani të kategorisë 2. Shira të dendur po vazhdojnë gjithë ditën dhe sipas Environment Canada, sasia deri në mbremje parashikohet të arrije deri në 200 mm. Po kështu, erërat vazhdojnë të jenë shumë intensive dhe pa ndërprerje edhe përgjatë bregut jugperëndimor të Newfoundland, ku Fiona i ka ngritur valët e oqeanit deri në 12 metra. Valë deri në 10 metra dhe një stuhi shkatërruese prekën gjithashtu arqipelagun Îles-de-la-Madeleine të provincës Québec.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall sot në mëngjes në zonën Port aux Basques të Newfoundland dhe Labrador. Qytetarët janë evakuuar dhe pjesët e ulëta të zonës janë prekur nga përmbytjet. Shtëpitë dhe një ndërtesë dykatëshe u shkatërruan. Në këtë pjesë të provincës u përmbytën edhe rrugët. Kryebashkiaku i Port aux Basques, Bryan Button, i cituar nga Radio-Canada, e ka konsideruar situatën një shkatërrim i plotë.

Eastern Passage – Nova Scotia

Edhe bashkia rajonale e Cap Breton në Nova Scotia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Në mesazhin e saj, bashkia paralajmëroi se nuk është i sigurt qarkullimi në rrugë për shkak të pranisë së pemëve dhe telave elektrikë. Shefi i zjarrfikësve në Cape Breton, Lloyd Macintosh deklaroi për CBC se një grua u evakuua pasi çatia e shtëpisë së saj fluturoi e rrembyer nga era.

Dëme janë raportuar dhe në Prince Edward Island. Në Charlottetown, policia bashkiake deklaroi sot në mëngjes në llogarinë Twitter se po merrte telefonata të shumta që raportonin rënien e telave elektrikë dhe pemëve. Ndërkohë u raportua nga Nova Scotia se një ekip zjarrfikës në Halifax ndodhej i bllokuar nën një pemë. Sipas Zëvendës Shefes së Zjarrfikësve të Bashkisë Rajonale Halifax, Erica Fleck, pemët kanë rënë në gjithë qytetin, sikurse dhe disa linja elektrike. Ajo e ka cilësuar dëmin si të madh.

Port aux Basques – Newfoundland

Deri sot ne drekë, numri i konsumatorëve të raportuar pa energji elektrike sipas provincave ishte: New Brunswick 52,055; Nova Scotia 402,820; Princes Edward Island 82,185; Newfoundland dhe Labrador 1814; Québec (Gaspésie – Îles-de-la-Madeleine) 6313.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonave të prekura të qëndrojnë brenda në shtëpi në momentet kur kalon uragani Fiona dhe të shmangin bregun e oqeanit dhe brigjet e lumenjve. Banorët gjithashtu duhet të jenë të përgatitur të jetojnë pa energji elektrike për 72 orë.

Ekuipazhe nga kompanitë energjetike në katër provincat e Atlantikut dhe Québec janë në gatishmëri të lartë për të riparuar dëmet në objekte, por çdo gjë do mbetet në varësi të madhësisë së stuhisë dhe riparimi i dëmëve mund të marrë kohë.

©Flasshqip.ca me informacion nga CBC/Radio-Canada/Prime Minister of Canada Office

Fotot: The Canadian Press/Darren Calabrese/Andrew Vaughan; Radio-Canada/René Roy/Wreckouse Press


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e premte

09/05/2025 | 08:30
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete
Kosovë

Punimet në rrjet të Premten, 9 Maj!

08/05/2025 | 23:07
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (09.05.2025.) E Premte

08/05/2025 | 23:02
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲