Një grua dhe një burrë mbetën të vdekur pas lëndimeve që morën, kur vetura e tipit Golf 2 e goditi një tjetër, në fshatin Fushticë e Ulët, të Drenasit.
Vdekjen e tyre e konfirmoi në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar, derisa lëndime më të lehta pësoi vajza e cila ishte duke vozitur veturën e tipit Opel Astër, shkruan Klan Kosova.
E njëjta po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa ditëve të fundit kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë.
Derisa çifti i të moshës madhore, pas vetës kanë lënë 8 fëmijët e tyre.