Trafiku Urban ka njoftuar se të shtunën [nesër] gratë do të jenë të liruara nga pagesa e biletave për nder të muajit për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit.
“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.
Për nder të “Prishtina Rozë”, në kryeqytet janë organizuar disa aktivitete të ndryshme.















