Ekspertët e trafikut janë gjithnjë e më inovativë në gjetjen e mënyrave të reja për ta bërë më të sigurt drejtimin në rrugë.
Për sa i përket sinjalizimit horizontal, vitet e fundit ka pasur risi të shumta, disa prej të cilave janë aplikuar edhe në rrugët në botë. Kështu, pas shenjave për lëvizje në mjegull dhe korsive të kryqëzuara për ngadalësim, u shfaqën shenja 3D, veçanërisht për vendkalimet e këmbësorëve.

Tani mund të shihen disa të reja.
Tashmë spanjollët i kanë futur rrugëve dhe i quajnë “dhëmbët e dragoit”. Ato janë sipërfaqe në formë trekëndëshi të vizatuara me ngjyrë të bardhë, të cilat vendosen në brendësi të shiritit të trafikut.
Kjo i jep shoferit përshtypjen se rruga ngushtohet. kur afrohet dhe instinktivisht ngadalëson makinën. Vendosen në vija të thyera gjatësore, të cilat paralajmërojnë edhe ngadalësim.
Ministria e Transportit spanjolle ka publikuar një postim në Twitter në të cilin thonë se janë vendosur tabela të reja në pozicionet ku më parë kanë ndodhur aksidente trafiku. Që nga vendosja e tabelave nuk është raportuar asnjë aksident i ri trafiku.
Estamos mejorando la seguridad vial de la N-640 en tramos de Caldas de Reis, Cuntis, y Castro Loureiro (#Pontevedra) con nuevas marcas viales tipo 'dientes de dragón' y 'zigzag'.
🔹Favorecen la reducción de velocidad
🔹Facilitan la humanización de travesías#DGCarreteras pic.twitter.com/nDOG76RkvM— Ministerio Transportes y Movilidad Sostenible (@transportesgob) September 28, 2022















