Në Kosovë dhe vendet e rajonit mbrëmë ishte më ftohtë se në Polin e Veriut dhe zonën përreth tij! Laponia dhe Skandinavia, ku në këtë kohë të vitit temperaturat duhet të jenë në minus ishtin më të ngrohta sesa vendet e Ballkanit gjersa jugu i Greqisë ishte më i ftohtë se veriu i Skandinavisë, njofton MeteoBallkan.
Në Polin e Veriut temperaturat maksimale ishin 10 gradë në plus, ndërsa në vendet e Ballkanit mbrëmë temperaturat ranë deri në -12 gradë Celsius. Në Kosovë temperatura minimale mbrëmë ishte -8 deri në -9 gradë celcius.
Për këtë “çmenduri klimatike” fajtore është masa e ajrit të ftohtë nga Siberia.