Fronti i ftohtë ka përfshirë disa pjesë të Gadishullit Ballkanik dhe është duke avancuar në drejtim të rajoneve tona. Nga mbrëmja apo gjatë natës në Kosovë priten reshje shiu nëpër ultësira dhe reshje bore në viset malore. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të “lajmërohen” edhe në disa qytete të Republikës së Kosovës.
Erërat veriore do të fuqizohen dhe kjo do të jetë mjaft e mirëseardhur për përmirësimin e kualitetit të ajrit. Edhe në Shqipëri priten reshje apo rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë bubullimë dhe vetëtimë.
Edhe në Maqedoni pritet destabilizim i motit por reshje do të ketë më pak, kurse reshje më të mëdha do të ketë në Mal të Zi ku në veri të vendit priten reshje të dendura kalimtare bore kurse në viset tjera kryesisht reshje shiu./Meteoballkan