• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Bie numri i turistëve kosovarë në Shqipëri

Bie numri i turistëve kosovarë në Shqipëri

12/05/2023 | 10:18
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

08/04/2026 | 08:27
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 8 prill!

07/04/2026 | 23:59
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.04.2026.) e mërkurë

07/04/2026 | 23:14
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

07/04/2026 | 08:01
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

KEDS njofton për punime në rrjet për të martën

06/04/2026 | 23:50
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.04.2026.) e martë

06/04/2026 | 22:55
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vit në sezonin e mbjelljeve

Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vit në sezonin e mbjelljeve

06/04/2026 | 21:36
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

06/04/2026 | 09:00
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymë nesër, 6 Prill!

05/04/2026 | 23:59
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.05.2023.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.04.2026.) e hënë

05/04/2026 | 23:46
Moti për ditën e sotme, kaq do të arrijnë temperaturat

Parashikimi i motit për sot – e diel

05/04/2026 | 08:52
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.04.2021.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.04.2026.) e diele

05/04/2026 | 01:04
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Bie numri i turistëve kosovarë në Shqipëri

Bie numri i turistëve kosovarë në Shqipëri

12/05/2023 | 10:18
563
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Shqipëria përjetoi në vitin 2022 vitin më të mirë historik në turizëm, ku numri i të huajve që shkelën në territorin e vendit ishte 7.5 milionë deri në dhjetor, ndërkohë që nga këta sipas statistikave të turizmit 7.1 milionë janë mirëfilltazi turistë.

Teksa tregje të ndryshme kanë pësuar rritje të dukshme dhe interes për të vizituar Shqipërinë, duket se disa tregje janë zbehur.

Shifrat tregojnë për një rënie të papërfillshme të tregut më të madh që viziton Shqipërinë që është Kosova, por kjo tendencë sigurisht nuk është sinjal i mirë. Shifrat zyrtare tregojnë se nga janari në dhjetor 2022 Shqipërinë e vizituan 2.6 milionë shqiptarë të Kosovës.

Një vit më parë, pra në vitin 2021, shifra është pak a shumë në të njëjtin nivel, por e parë në përqindje kemi një rënie me 0.04 për qind të turistëve nga Kosova.

Mbetet e paqartë si është bërë vlerësimi i turistëve në kushtet kur gjatë verës nisi kalimi i lirë në doganë mes dy vendeve në kuadër të zotimeve të marra gjatë mbledhjeve të përbashkëta të qeverive.

Rënia e papërfillshme e vitit 2022 nuk shihet si një problem në thelb, por ajo që është shqetësuese në vijim është fakti që turizmi patriotik mund të pësojë një rrjedhje të konsiderueshme me liberalizimin e njoftuar tashmë të vizave për Kosovën.

Një tjetër treg me rënie gjatë vitit 2022 ishte Serbia, ku tkurrja ishte me 1 për qind në raport me vitin paraardhës, ndërkohë që me 51 për qind ka rënë edhe numri i vizitorëve nga India.

Ukraina dhe Rusia kanë regjistruar gjithashtu tkurrje me respektivisht 65 për qind dhe 13 për qind dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me luftën që nisi në shkurt 2022, ku Rusia sulmoi Ukrainën.

Ashtu sikurse ka pasur tkurrje pjesa më e madhe e tregjeve nga ana tjetër ka shënuar rritje.

“Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,6 herë dhe Anglia me 85,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në publikimin e statistikave të turizmit.

Ndërsa në numër, rritjen më të lartë e kanë parë hyrjet e shtetasve nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi (shiko grafikun).

Ndërkohë njëlloj si në vitin 2022 edhe ky vit ka nisur mbarë për turizmin, ku shifrat kanë qenë me rritje sa u takon vizitorëve, ndërkohë që edhe operatorët turistikë presin të ketë rritje të sektorit.

Teksa vizitorët po vijnë shqetësimi që ka industria lidhet me burimet e kufizuara njerëzore që mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimit që ofrohet ndaj turistëve. /monitor.al

Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

08/04/2026 | 08:27
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 8 prill!

07/04/2026 | 23:59
Parashikimi i motit për sot – e shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.04.2026.) e mërkurë

07/04/2026 | 23:14
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲