Mot më i qetë dhe më stabil parashihet nga nesër në Kosovë dhe rajon, megjithatë duhet të theksojmë se nuk do të mungojnë rigat e dobëta të shiut në disa rajone kryesisht kodrinore-malore ku mund të ketë edhe ndonjë rrebesh afatshkurtër.
Gjatë ditës priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vetëm në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot më i qetë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale ku nuk do të mungojnë gjasat për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.
Të martën pak më nxehtë, me intervale më të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Ende do të ketë gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu kryesisht në disa zona kodrinore-malore.
Të mërkurën paradite me diell dhe mjaft nxehtë, ndërsa pasdite në Kosovë pritet të ketë zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë pasdite dhe në mbrëmje. Ky front i ftohtë të enjtën do të përfshijë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore duke kushtëzuar po ashtu reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë./METEOBALLKAN