• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Dy rus dhe një amerikan shkojnë së bashku në në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor!

Dy rus dhe një amerikan shkojnë së bashku në në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor!

16/09/2023 | 00:04
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e diel

11/05/2025 | 09:53
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.05.2025.) E Diele

11/05/2025 | 00:12
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

10/05/2025 | 08:33
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.05.2025.) E Shtunë

09/05/2025 | 23:11
Raportet e para pas tërmetit të fortë në Turqi

Tërmet në Kosovë

09/05/2025 | 15:18
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e premte

09/05/2025 | 08:30
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punimet në rrjet të Premten, 9 Maj!

08/05/2025 | 23:07
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (09.05.2025.) E Premte

08/05/2025 | 23:02
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

08/05/2025 | 08:00
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 8 Maj!

07/05/2025 | 23:14
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.09.2024.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.05.2025.) E Enjte

07/05/2025 | 23:08
Momenti kur aeroplani me pasagjerë kalon nëpër një tornado masive uji

Momenti kur aeroplani me pasagjerë kalon nëpër një tornado masive uji

07/05/2025 | 20:06
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Dy rus dhe një amerikan shkojnë së bashku në në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor!

Një raketë Falcon 9 ngrihet më 23 prill, duke transportuar një ekuipazh në stacionin hapësinor ESA/Eyevine/Redux

Dy rus dhe një amerikan shkojnë së bashku në në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor!

16/09/2023 | 00:04
533
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Një amerikan dhe dy rusë kanë fluturuar të premten drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me një anije kozmike ruse.

Astronauti i NASA-s, Loral O’Hara, dhe dy kozmonautët e Roskozmosit, Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub, u nisën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan dhe u ulën në stacionin hapësinor pas tri orëve fluturim.

O’Hara do t’i kalojë gjashtë muaj atje, ndërsa Kononenko dhe Chub do të qëndrojnë një vit.

 

 

Kjo treshe duhej të fluturonte drejt stacionit hapësinor pranverën e kaluar, por kabina e tyre nevojitej si zëvendësuese për një ekuipazh tjetër. Ai ekuipazh – e përbërë po ashtu nga dy rusë dhe një amerikan – do të kthehet në shtëpi në fund të këtij muaji.

Qëndrimi i tyre në stacionin hapësinor u zgjat nga gjashtë muaj në një vit, kur kabina e anijes kozmike Soyuz pësoi një rrjedhje në mekanizmin e ftohjes sa ishte e parkuar në stacion.

Ky është fluturimi i parë në hapësirë për O’Haran dhe Chub, derisa për komandantin e misionit, Kononenko, ky është fluturimi i pestë.

Ata iu bashkohen shtatë banorëve të stacionit nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Danimarka dhe Japonia.

 

 

Në fund të qëndrimit të tij njëvjeçar, Kononenko do ta vendosë një rekord të ri për kohën më të madhe të kaluar në hapësirë, më shumë se një mijë ditë.

Uashingtoni dhe Moska e kanë ruajtur bashkëpunimin hapësinor, megjithëse marrëdhëniet mes tyre prekën pikën më të ulët në dekadat e fundit për shkak të luftës në Ukrainë, me astronautët që kanë qëndruar së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, si dhe kanë fluturuar së bashku.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar si pjesë e programit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për fluturime, tre kozmonautë rusë do të fluturojnë me anijen kozmike të Shteteve të Bashkuara, Dragon, dhe tre astronautë amerikanë me anijen kozmike ruse, Soyuz MS, gjatë viteve 2022-2024.

Rusia ka thënë se do të heqë dorë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, dhe se do ta themelojë stacionin e vet hapësinor të pavarur në të ardhmen, megjithëse ende janë duke u diskutuar planet për atë se si dhe kur do të ndodhë kjo.

 

 

Programi hapësinor i Rusisë pësoi goditje të rënë muajin e kaluar, kur anija kozmike pa pilot, Luna-25, u rrëzua në tentim për të zbarkuar në polin jugor të Hënës, tri ditë para se India ta dërgonte me sukses anijen e vet kozmike, Chandrayaan-3./ REL


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e enjte
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

11/05/2025 | 09:53
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.05.2025.) E Diele

11/05/2025 | 00:12
Moti për sot dhe nesër
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

10/05/2025 | 08:33
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲