Sot në Kosovë do të kemi mot të ngrohtë, megjithatë mëngjesi do të jetë ende i ftohtë. Paradite kryesisht me diell, ndërsa pasdite shtim gradual i vranësirave me reshje të pakta lokale. Vonë gjatë natës reshje shiu në gati tërë territorin. Temperaturat nga 4 minimalja deri në 24 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Enjtja sjellë mot relativisht të ngrohtë. Në Shqipëri vranësirat nga cikloni do të vijnë më herët, ndërsa shumë më vonë në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Në mbrëmje reshje fillojnë në Shqipëri nga jugu duke u shtrirë gradualisht në viset tjera. Më nxehtë dhe më shumë diell nesër në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.
Të Premten na pret mot i ftohtë dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore në Kosovë do të ketë reshje bore. Përpos Sharrit, reshje bore do të ketë edhe në Gollak dhe Shalë të Bajgores dhe normalisht në Rugovë. Në viset tjera më të ulëta shi dhe ftohtë me erëra të ftohta nga veriu.
Reshje shiu të Premten priten edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, vende-vende intensive, ndërsa në jug të Shqipërisë mund të ketë stuhi me bubullima. Shi pritet të ketë edhe në Luginën e Preshevës.
Të Shtunën dhe të dielën reshjet pushojnë dhe pason stabilizimi dhe përmirësimi gradual i motit si dhe rritja graduale e temperaturave, megjithatë mund të ketë reshje të izoluara./MeteoBallkan