Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kryesisht pa reshje atmosferike, ose mund të ndodhë ndonjë rigë e imët shiu në ndonjë rajon e në malet më të larta ndonjë fjollë e dobët bore.
Temperaturat parashihet të lëvizin nga 4 minimalja, deri në 15 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri nesër priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të vinë duke u shtuar dhe duke larguar kthjelltësinë qiellore. Nuk priten reshje atmosferike, ndërsa temperaturat do të jenë rreth vlerave mesatare për këtë periudhë të vitit.
Vranësira do të ketë edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi e në jug të Malit të Zi priten periudha me diell me shtim të vranësirave.
Reshje nuk pritet të ketë ditën e enjte.
Të Premten do të fillojnë riga lokale shiu në shumë pjesë të viseve tona si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Reshje paksa më intensive priten në jug të Shqipërisë ku do të ketë edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në përgjithësi në viset tjera do të ketë reshje më të pakta dhe të karakterit lokal.
Ngjashëm do të jetë edhe dita e shtunë; me shumë vranësira e pak intervale me diell dhe me reshje lokale shiu e në fjolla bore priten në malet më të larta të rajonit.
Të dielën në të gjitha viset duke përfshirë edhe Kosovën pritet të kemi fuqizim të reshjeve të shiut dhe këto reshje do të jenë jashtëzakonisht të mirëseardhura. Ka mundësi që të kemi reshje të dendura shiu të cilat do të ndikojnë në përmirësimin dhe zbutjen e thatësisë ekstreme në shumë pjesë të Republikës së Kosovës dhe rajonit./MeteoBallkan















