Uragani Erick, i cili u forcua në një stuhi të kategorisë 2, po i afrohet bregdetit jugor të Meksikës me erëra deri në 155 km/h.
Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA paralajmëron për reshje të dendura, përmbytje dhe rrëshqitje dheu që mund të rrezikojnë jetën.
Pritet që Erick të arrijë kategorinë 3 kur të afrohet me tokën të enjten.
Paralajmërime për uragan janë dhënë nga Acapulco deri në Puerto Angel, ndërsa banorëve u kërkohet të strehohen.
Presidentja Claudia Sheinbaum u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet dhe të qëndrojnë të sigurt.
Nndërsa guvernatorja e Guerrero-s ka mbyllur shkollat dhe ka përgatitur 582 strehimore.
Stuhia pritet të kalojë pranë Acapulcos, që u godit rëndë nga uragani Otis vitin e kaluar.
Autoritetet janë në gatishmëri për të shmangur përsëritjen e pasojave tragjike të mëparshme.