Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, ndërsa vazhdojnë erërat e ftohta veriore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës e Marta sjellë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Më shumë vranësira ditore priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës e më pak në Shqipëri. Mot relativisht i ngrohtë në perëndim të Shqipërisë.
Vranësira lokale priten edhe të mërkurën me reshje krejtësisht të dobëta lokale, por priten edhe intervale kohore me diell. Të enjten dendësim i vranësirave të cilat do të sjellin reshje të reja shiu fillimisht në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pastaj edhe më gjerë në rajon./MeteoBallkan