Nesër në Kosovë pritet të kemi mot pa reshje atmosferike. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe lokalisht me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita me vranësira e intervale kohore me diell.
Temperaturat pritet të luhaten nga -1 minimalja deri në 10 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjell një mëngjes të ftohtë, me mjegull, vranësura të ulëta dhe ngrica lokale. Dita pritet të karakterizohet me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Jugu dhe qendra e Shqipërisë më shumë diellosje, kurse veriu më shumë vranësira. Vonë pasdite dhe në mbemje përsëri shtim i vranësirave në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë ku pritet të fillojnë reshje lokale shiu e në viset malore fjolla bore.
Gjatë natës apo mëngjesin e së Martës reshje shiu priten në shumë pjesë të Shqipërisë, Mal të Zi dhe pjesë të Dukagjinit në Kosovë.
Dita e martë sjell reshje të reja lokale shiu në Shqipëri dhe Mal të Zi, por nganjëherë edhe në perëndim të Kosovës dhe deri në natën apo mëngjesin e së mërkurës reshjet do të përfshijnë tërë rajonin./MeteoBallkan














