• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, nga acari i fund-vitit në reshje të përziera!

Moti javor, nga acari i fund-vitit në reshje të përziera!

30/12/2025 | 00:58
Moti për sot dhe ditët në vijim – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.08.2026.) e shtunë

31/07/2026 | 22:47
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, pamjet bëhen virale

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, pamjet bëhen virale

31/07/2026 | 10:59
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot

31/07/2026 | 09:03

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e premte

31/07/2026 | 08:32

Punimet në rrjet sipas njoftimit të KEDS, nesër, e Premte!

30/07/2026 | 22:58

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.07.2026.) e Premte

30/07/2026 | 22:44
Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni

Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni

30/07/2026 | 11:58
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

30/07/2026 | 08:58
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i moti për sot dhe ditët në vijim

30/07/2026 | 08:39

Punime në rrjet, KEDS tregon orarin për nesër, e enjte, 30 Korrik!

29/07/2026 | 22:17

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.07.2026.) e enjte

29/07/2026 | 22:08
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot

29/07/2026 | 09:03
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, nga acari i fund-vitit në reshje të përziera!

Image: Wxcharts.com

Moti javor, nga acari i fund-vitit në reshje të përziera!

30/12/2025 | 00:58
1.8k
Shpërndarje
5.1k
Shikime
Shpërndaje

Acar të fortë pritet të kemi gjatë kësaj jave sidomos në natën e ndërrimit të motmoteve për shkak të depërtimit të masave mjaft të ftohta ajrore me origjinë polare. Fronti i ftohtë do të fillojë të depërtojë të martën gjatë dites duke u intensifikuar pasdite, në mbrëmje dhe gjatë natës. Fronti do të përfshijë të gjitha viset që nga veriu i Kosovës e deri në jug të Shqipërisë.

Megjithatë, fronti dhe në përgjithësi kjo masë mjaft e ftohtë ajrore do të jetë kryesisht e thatë, pra shumë e varfër me lagështi, prandaj reshje do të jenë të pakta, lokale dhe simbolike. Reshje bore priten kryesisht në disa vise kodrinore-malore të Kosovës, pastaj në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe perëndim, jugperëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut. Edhe në këto zona reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara.

Kulminacioni i acarit do të jetë pikërisht në natën e 31 Dhjetorit dhe mëngjesin e hershëm të 1 Janarit.

Temperaturat në Kosovë do të ulen deri në -10 gradë Celsius, e në disa vise malore në rajon deri në -15 gradë Celsius. Në Plavë të Malit të Zi shumë afër veriut të Shqipërisë mund të ulet deri në -18 apo -20 gradë Celsius.

Edhe pse do të jemi nën ndikimin e erërave shumë të ftohta nga veriu vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale. Në Kosovë pak më shumë vranësira, por të cilat nuk do të zgjasin. Në Shqipëri kryesisht diell.

Të Enjten, ditën e parë të Vitit të Ri 2026 i ftohti ende do të mbetet, por do të zbutet dhe do të fillojë të largohet gradualisht. Njëkohësisht do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi si pasojë e fillimit të ardhjes së masave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu.

E Premtja:

Së bashku më këto masa ajrore vinë edhe vranësira nga Mesdheu, fillimisht në Mal të Zi, Shqipërisë dhe Dukagjin të Kosovës. Kur vranësirat ndeshen me mbetjet e ajrit polar atëherë reshjet në fillim në disa zona mund të jenë në formë bore dhe shqote, pastaj me rritjen e temperaturave ato do të shndërrohen në reshje shiu.

Sipas parashikimeve aktuale:

Fundjava vjen me vranësira, erëra jugore e jugperëndimore dhe reshje lokale shiu. Në Shqipëri reshjet mund të jenë më intensive dhe më të përhapura, por reshje të shpeshta mund të ketë edhe në Dukagjin të Republikës së Kosovës, perëndim të Maqedonisë së Veriut e sidomos në Mal të Zi ku priten reshje të dendura atmosferike.

Përse u larguan reshjet e borës që ishin në kartat meteorologjike për fillim të Janarit?

Temperaturat polare me reshje të dendura bore që ishin paraparë të vinë në viset tona do të përfshijnë pjesë të Evropës dhe mund të depërtojnë edhe në shumë pjesë të Ballkanit sidomos në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe veri të Serbisë. “Fajtori” kryesor për këtë ndryshim është shkëputja e një cikloni nga brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Oqeanin Atlantik në drejtim të bregdetit të Portugalisë. Ky ciklon ndryshoi rrymimet ajrore në Atlantik dhe Mesdhe dhe do të aktivizojë rrymimet perëndimore dhe erërat  jugore në viset tona duke larguar ose së paku duke prolonguar reshjet e borës që ishin paraparë ditët e para të Janarit.

Ishte ky parashikim javor i motit që përfshinë ditët më të fundit të vitit 2025 dhe ditët e fillimit të vitit 2026.

Ndryshime në parashikim mund të ketë dhe për çdo ndryshim eventual do të njftoheni me kohë në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

Rekomandime

Moti për sot dhe ditët në vijim – e hënë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.08.2026.) e shtunë

31/07/2026 | 22:47
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimi i naftës për sot

31/07/2026 | 09:03
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e premte

31/07/2026 | 08:32
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲