Menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda ka folur lidhur me tërmetin që goditi mbrëmë Kosovën, për çka tha se situata është nën kontroll.
Ai tha se për shkak që në një hotel atje ishin rreth 130 nxënës, përgjegjësia dhe frika ishte më e madhe.
Në Klan Kosova, ai tha se të gjithë janë mirë dhe për fat të mirë, në vendin e ngjarjes kanë qëlluar edhe FSK.
“Mirë jemi, shyqyr Zotit gjithçka në rregull. Mbrëmë na ndodhi diçka, i kemi pasur 130 nxënës, dhe është FSK me shërbim këtu. Janë angazhuar të gjithë, i kemi nxjerr nxënësit jashtë. Tërë natën kemi pritur se mos po ndodh sërish”, tha Grazhda në “Ora Shtatë”.















