Nesër në Kosovë pritet të kemi intensifikim dhe fuqizim të vapës verore.
Parashihet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pas një mëngjesi relativisht të freskët, dita vijon me rritje rapide të temperaturave.
Temperaturat pritet të luhaten nga 15 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjshme, kurse pasdite rrallë në disa vise të larta malore mund të ketë ndonjë zhvillim të disa vranësirave ditore me mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh të lehtë shiu e të izoluar.
Të Premten edhe më nxehtë. Pritet vapë intensive në të gjitha viset tona. Pasdite në disa rajone pritne zhvillime konvektive si në juglindje të Shqipërisë, vende-vende edhe në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut e deri në juglindje të Kosovës ka mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Këto zhvillime do të ndodhin në viset malore të viseve që i përmendëm më lartë. Përndryshe do të jetë një ditë shumë e nxehtë verore me vapë mjaft intensive.
Edhe fundjava do të jetë shumë e nxehtë me mundësi për zhvillime të ndonjë stuhie të izoluar kryesisht në disa vise malore të viseve tona./MeteoBallkan















