Qershori në Kosovë po fillon me mot të ngrohtë dhe jo-stabil.
Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite do të ketë destabilizim të fuqishëm të atmosferës me zhvillime të fuqishme konvektive sidomos në pjesën veriore/verilindore e qendrore të vendit ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë me me mundësi për rrebeshe intensive, bubullima të fuqishme dhe breshër. Në jug më pak zhvillime.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 minimalja deri në 29°C ajo maksimale.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë veror. Rrallë në disa rajone do të ketë gjasa për ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
Ndryshe do të jetê në veri të Malit të Zi, Luginë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut me mundësi për shtëngata të fuqishme lokale orëve të pasdites.
Rreshebe lokale shiu priten edhe tê martën vende-vende me vetëtima dhe bubullimë. Të mërkurën po ashtu priten zhvillime por më të izoluara./MeteoBallkan
















