Java më e re nisi e kthellët e me vranësira të pakta, ndërsa gjatë ditës vranësirat u shpeshtuan, por rrallë në disa vise pati zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë.
Ashtu siç u parashikua zhvillimet ishin të izoluara dhe ashtu do të vazhdojnë, ndërkohë që temperaturat nuk ndryshojnë shumë.
Fillimisht priten rritje të temperturave mbi 30 gradë Celsius, por një stuhi e izoluar që pritet së bashku me një front të dobësuar të ftohtë ajror do të shkaktojë ulje të lehta të temperaturave ditën e Enjte.
Stuhitë e izoluara që eventualisht do të zhvillohen gjatë kësaj jave nuk do të kapin shumë territor.
Marta pritet të karakterizohet me mot me diell e vranësira lokale dhe mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa rajone. Në disa vise kodrinore-malore pritet që rrebeshet e shiut të jenë më të shpeshta dhe më intensive sidomos në verilindje të Shqipërisë, veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, por edhe në malet e Republikës së Kosovës. Disa zhvillime dhe stuhi lokale priten edhe në ultësira, pra nuk do të jenë ekskluzivitet vetëm i viseve malore.
Ngashëm do të jetë edhe dita e mërkurë me potencial që në disa rajone të ketë rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, por rajone tjera do të mbesin pa reshje. E mërkura pritet të jetë mjaft e nxehtë dhe me zagushi, por pasdite vonë dhe në mbrëmje pritet të kemi depërtimin e një fronti të frohtë ajror me reshje e rrebeshe më të përhapura shiu dhe ulje të temperaturave.
Të enjten pak më freskët dhe kryesisht me diell pas shirave lokal të ditës paraprake. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta. për shkak të erërave të freskëta nga veriu.
Edhe dita e Premte pritet të jetë kryesisht stabile dhe me diell e vranësira të pakta lokale, me mundësi për ndonjë reshje të paktë të izoluar, kurse fundjava vjen më jo-stabile sidomos orëve të pasdites priten zhvillime të fuqishme konvektive me mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Sipas ecurive aktuale sinoptike të Shtunën rrebeshet e shiut do të jenë më afatshkurtra dhe lokale, kurse të dielën pasdite pritet destabilizim më i fuqishëm i atmosferës me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Pra, një javë me mot të ndryshueshëm dhe të gjitha nga pak që nga periudhat me nxehtësi e diell deri të periudha me rrebeshe shiu. Vende-vende do të ketë gjasa për reshje më intensive, por jo në shkallë të gjerë.
Temperaturat pa luhatje shumë të mëdha edhe pse nuk do të jenë stabile.
Minimalja pritet të zbres deri në 12 gradë Celsius, kurse maksimalkja deri në 34 gradë Celsius. Në Shqipërinë perëndimore normalisht do të jetë më nxehtë dhe më stabil.
Ndryshime në parashikim gjatë kësaj jave mund të ndodhin fare lehtë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan













