Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.73 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.50 euro për litër.
MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.60 euro për litër
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Krahasuar me një ditë më parë, nafta është shtrenjtuar për tre centë për litër, benzina për dy cent ndërsa gazi ka mbetur me çmimin e njëjtë.
MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.














