Nesër në Kosovë pritet të kemi mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite në veriperëndim të vendit parashihet të ketë shtim të vranësirave dhe zhvillim i tyre. Këto vranësira mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në Malet e Rugovës dhe zonat përreth. Ndonjë rrebesh i izoluar mund të ndodhë edhe në disa vise tjera.
Temperaturat pritet të luhaten nga 14 minimalja deri në 35 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite parashihen zhvillime të izoluara të vranësirave konvektive, më të theksuara në Mal të Zi.
Vende-vende priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, më të përhapura në Mal të Zi.
Të Martën vjen një front i ftohtë ajror me vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme sidomos në Kosovë.
Nga e mërkura stabilizim i menjëhershëm i motit dhe rritje rapide e temperaturave që do të shënojë valën më të re të nxehtësisë e cila do të jetë intensive./MeteoBallkan













