Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot pak më i ftohtë, me vranësira të cilat mund të kushtëzojnë reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu e në malet më të larta priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra bore. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.
Temperaturat do të shënojnë ulje për shkak të rrymimeve ajrore nga veriu. Minimalja pritet të zbres deri në 5 gradë Celsius kurse maksimalja jo më shumë se 13 apo 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna pritet të kushtëzojë mot me vranësira e periudha me diell. Viset perëndimore të Shqipërisë do të kenë më shumë rreze diellore, kurse viset lindore do të kenë më shumë vranësira e lokalisht reshje kryesisht të dobëta atmosferike. Reshje të dobëta priten edhe pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe në të gjitha viset do të ketë rrymime ajrore paksa të ftohta nga veriu.
Edhe më ftohtë do të jetë dita e martë, kur në Kosovë priten më shumë vranësira e reshje lokale shiu. Në viset malore do të ketë reshje më të shpeshta bore. Në Shqipëri më shumë diell, por mbetet paksa ftohtë. Përpos Kosovës vranësira priten edhe në Maqedoninë Veriore, me reshje të pakta e të dobëta shiu. Në viset malore reshje bore.
Edhe dita e mërkurë do të jetë relativisht e ftohtë në Kosovë me vranësira të shpeshta, por kryesisht pa reshje atmosferike./MeteoBallkan














