Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë ajror i dobësuar.
Paradite nxehtë me diell dhe vranësira lokale, kurse nga mesdita ose pasdite shtim i vranënësirave dhe reshje lokale shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Nuk priten reshje të mëdha. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe të paktën përkohësisht do të kemi një freskim të shumëpritur të motit.
Temperatura minimale pritet të zbres deri në 17 gradë Celsius, kurse maksimalja parashihet të shkojë deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat në disa zona do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pak më shumë rrebeshe shiu priten në Mal të Zi, kurse në Maqdoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës ato do të jenë më të pakta, megjithatë në disa zona mund të ketë ndonjë rrebesh paksa më të fuqishëm.
Nga e mërkura menjëherë stabilizim i atmosferës dhe rritje e ndjeshme e temperaturave. Të mërkurën do të jetë më këndshëm, kurse vapa fuqizohet sidomos të enjten e tutje me mundësi për stuhi të izoluara gjatë fundjavës./MeteoBallkan













