Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite do të marrin karakter zhvillimi do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat do vazhdojnë të jenë të larta për të pësuar ulje vetëm në zonat rrebesheve të shiut.
Maksimalja pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe njëkohësisht edhe mjaft jo-stabil. Pasdite parashihet të ketë destabilizim të atmosferës e vende-vende do të kset stuhi shiu me rrebeshe, vetëtima e bubullimë si dhe në disa zona të izoluara mund të ketë edhe breshër. Nuk priten stuhi në të gjitha viset.
Edhe dita e diel do të jetë e nxehtë e njëkohësisht në shumë zona do të jetë jo-stabile sidomos në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e në më pak pjesë të Kosovës. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta me përjashtime në ato zona ku do të zhvillohen stuhitë lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.
Të hënën na pret mot pak më i freskët më vonë edhe me ulje më të theksuara të temperaturave sidomos vonë pasdite ose në mbrëmje kur do të kemi frontin e ftohtë ajror me reshje lokale shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të ulen edhe më shumë ditën e martë./MeteoBallkan













