Nesër në Kosovë pritet të kemi rritje të temperaturave dhe një ditë të këndshme e kryesisht stabile, por mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë sidomos në zonat kodrinore-malore ku mund të paraqitet bryma e parë.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 3 apo ndoshta edhe 2 gradë Celsius, por dita pritet të kushtëzojë rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 22 apo 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e vranësira lokale, kalimtare. Në përgjithësi pritet ditë stabile dhe këndshme në të gjithë rajonin. Mëngjesi në disa zona malore do të sjellë brymë e temperatura në nivel rajoni mund të zbres deri në 0 gradë Celsius në malet e Malit të Zi. Dita me rritje rapide të temperaturave në të gjitha viset.
Një front i ftohtë ajror mjaft i fuqishëm dhe shumë i pasur me lagështi e jo-stabilitet atmosferik do të përfshijë Kroacinë e pastaj Bonjën dhe Hercegovinën e në mesnatë vranësira nga ky sistem masiv ajror do të fillojnë të depërtojnë në Kosovë, Mal të Zi e veri të Shqipërisë. Deri në mëngjesin e së Premtes vranësira do të përfshijnë të gjitha viset, kurse në Mal të Zi e veri të Shqipërisë do të filojnë reshje shiu.
Gjatë ditës së Premte vranësira të dendura do të përfshijnë edhe Republikën e Kosovës me reshje shiu na gati të gjitha viset e Republikës. Në Shqipërinë Mesdhetare priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje shiu priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Në Mal të Zi e Shqipëri priten rrebeshe mjaft intensive.
Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe reshje shiu priten në gati të gjitha viset tona.
Të shtunën ende priten reshje lokale në disa lokalitete kryesisht më të pakta, ndërsa atmosfera vjen duke u stabilizuar gradualisht.
Nga e diela më ngrohtë e më stabil dhe kryesisht pa reshje atmosferike, por në Kosovë priten pak më shumë vranësira./MeteoBallkan
















