• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Prishtina me tarifë 2 euro për hyrje me vetura në qendër të kryeqytetit

Prishtina me tarifë 2 euro për hyrje me vetura në qendër të kryeqytetit

24/09/2026 | 17:47
Momenti kur erërat e forta ngrenë në ajër një makinë në Brazil

Momenti kur erërat e forta ngrenë në ajër një makinë në Brazil

24/09/2026 | 16:21
Deti Mesdhe është “ngrohur” gjatë gjithë verës: Pas verës përvëluese, Evropa mund të përballet me përmbytje të shpejta

Mesdheu mbetet ende jashtëzakonisht i ngrohtë

24/09/2026 | 10:32
Çmimet e derivateve për sot

Nafta vazhdon rënien pas rritjes së fortë në tregjet globale

24/09/2026 | 09:15

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e enjte

24/09/2026 | 07:28

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 24 shtator!

23/09/2026 | 23:18
Moti për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.09.2026.) e enjte

23/09/2026 | 23:11
Evropa krijon sistem të ri për parashikimin e motit ekstrem

Evropa krijon sistem të ri për parashikimin e motit ekstrem

23/09/2026 | 17:06
Këto janë vendet që mund të preken më rëndë nga El Niño

Këto janë vendet që mund të preken më rëndë nga El Niño

23/09/2026 | 13:43
Kthesë e motit, rikthehet “kupola e nxehtësisë” në Evropë

Kthesë e motit, rikthehet “kupola e nxehtësisë” në Evropë

23/09/2026 | 09:41
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

23/09/2026 | 08:34

KEDS tregon për punimet në rrjet të mërkurën, me 23 shtator!

22/09/2026 | 23:22

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2026.) e mërkurë

22/09/2026 | 23:09
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Prishtina me tarifë 2 euro për hyrje me vetura në qendër të kryeqytetit

Prishtina me tarifë 2 euro për hyrje me vetura në qendër të kryeqytetit

24/09/2026 | 17:47
539
Shpërndarje
1.5k
Shikime
Shpërndaje

Qytetarët që hyjnë me vetura në zonën qendrore të Prishtinës mund të paguajnë deri në 2 euro në ditë. Për makineritë e rënda, tarifa mund të arrijë në 10 euro, nëse Kuvendi i Kryeqytetit miraton plotësim-ndryshimin e Rregullores për Tarifa.

Propozimi parasheh tarifimin e automjeteve që hyjnë brenda unazës së brendshme të qytetit. Ai pritet të hidhet në votim në seancën e Kuvendit Komunal më 25 shtator.

Megjithatë, propozimi po kundërshtohet nga qytetarët e Prishtinës. Ata e konsiderojnë tarifën shpenzim shtesë dhe të panevojshëm, në një kohë kur, sipas tyre, standardi ekonomik mbetet i ulët.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, ka thënë për KosovaPress se drafti është në fazën finale dhe tashmë i është dërguar Kuvendit Komunal.

Sipas propozimit, tarifa do të përcaktohet varësisht nga lloji i automjetit. Veturat elektrike do të përjashtohen nga pagesa, ndërsa për ato hibride parashihet tarifë prej 1 euro. Pronarët e veturave me benzinë dhe dizel do të paguajnë 2 euro.

Tarifa më e lartë parashihet për makineritë e rënda, me 10 euro. Autobusët që nuk janë pjesë e transportit publik do të paguajnë 5 euro në ditë.

Braha ka bërë të ditur se për banorët e zonës qendrore do të ketë procedurë të veçantë. Ata do të mund të aplikojnë me dokumente kadastrale për t’u liruar nga tarifa.

“Është një taksë e cila është e ndarë në disa kategori, duke filluar nga veturat elektrike të cilat nuk kanë taksë sepse qëllimi është të kemi një ambient sa më të jetueshëm për të gjithë qytetarët dhe të kemi sa më pak ndotje. Janë hibride me një euro dhe veturat dizel dhe benzin me dy euro, makineritë e rënda me 10 euro dhe autobusët që nuk janë të transportit publik që e kanë pesë euro ditën. Kjo taksë prezantohet brenda unazës së brendshme të qytetit, por vetëm brenda, jo në kufirin e unazës. Si për banorët e zonës qendër, të Prishtinës do të ketë procedurë të veçantë ku aplikohet me dokumente kadastral që dëshmojnë që janë banorë që të lirohen nga një taksë e tillë”, ka thënë Braha.

Sipas tij, qëllimi i masës është zvogëlimi i numrit të automjeteve që hyjnë në qendër. Ai thotë se infrastruktura ekzistuese nuk mund ta përballojë fluksin aktual të veturave.

Braha ka paralajmëruar se në këtë zonë do të ketë edhe shirit të veçantë për autobusët, taksitë dhe automjetet emergjente.

“Qyteti është i dizajnuar në një format të tillë, që nuk mundet me përballu një fluks kjo zonë kaq të madh. E dyta është kujt po i japim prioritet, veturave apo këmbësorëve? Apo edhe autobusëve të transportit publik urban? Është çështje prioritetesh kujt i caktojmë. Kjo rrugë do të ketë një shirit të dedikuar për autobusë, taksi dhe emergjenca. Kapaciteti i kësaj rruge do të jetë shumë më i vogël, duhet me i dekurajua që të kemi mundësi ta realizojmë. Pagesat do të jenë në disa mënyra, përmes formateve digjitale bankave, kioskës së caktuar dhe parkingje të licencuara nga komuna e Prishtinës”, ka thënë ai.

Pagesa e tarifës do të mund të bëhet përmes formave digjitale, bankave, kioskave të caktuara dhe parkingjeve të licencuara nga Komuna e Prishtinës.

Rekomandime

Momenti kur erërat e forta ngrenë në ajër një makinë në Brazil
Botë

Momenti kur erërat e forta ngrenë në ajër një makinë në Brazil

24/09/2026 | 16:21
Deti Mesdhe është “ngrohur” gjatë gjithë verës: Pas verës përvëluese, Evropa mund të përballet me përmbytje të shpejta
Fenomene

Mesdheu mbetet ende jashtëzakonisht i ngrohtë

24/09/2026 | 10:32
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Nafta vazhdon rënien pas rritjes së fortë në tregjet globale

24/09/2026 | 09:15
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲