Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me diell e vranësira kalimtare dhe pa asnjë shans për reshje atmosferike.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta dhe minimalja pritet të zbres deri në 8 gradë Celsius, kurse maksimalja mund të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore. Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell e në disa rajone me vranësira të pakta lokale. Në disa vise priten vranësira të shtresave të larta atmosferike, kurse gjasat për reshje atmosferike janë xero.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme dhe sipas të gjitha gjasave edhe gjatë fundjavës nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Do të vazhdojë dominimi i plotë i masave të thata ajrore anticiklonike dhe masave të ngrohta ajrore nga Evropa dhe Mesdheu./MeteoBallkan














