Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, por gjatë ditës ose padite me shtim lokal të vranësira, por pa reshje atmosferike.
Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim që vlen të përmendet.
Minimalja parashihet të zbres deri në 7 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 23 apo 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell e në disa rajone gjatë ditës do të ketë më shumë vranësira sidomos në pjesë të Maqedonisë së Veriut, Luginë së Preshevë dhe Shqipërisë kontinentale, por kryesisht thatë.
Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh. Në zonat më të ngrohta të Shqipërisë maksimalja mund të arrijë deri në 28 apo 29 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Reshjet atmosferike do të jenë krejtësisht të rralla e të izoluara, ndërsa temperaturat pa ndonjë ndryshim./MeteoBallkan














