Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me diell e vranësira kalimtare dhe pa asnjë shans për reshje atmosferike.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta dhe minimalja pritet të zbres deri në 8 gradë Celsius, kurse maksimalja mund të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore. Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell e në disa rajone me vranësira të pakta lokale. Në disa vise priten vranësira të shtresave të larta atmosferike, kurse gjasat për reshje atmosferike janë xero.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme dhe sipas të gjitha gjasave edhe gjatë fundjavës nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Do të vazhdojë dominimi i plotë i masave të thata ajrore anticiklonike dhe masave të ngrohta ajrore nga Evropa dhe Mesdheu./MeteoBallkan















