Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë orëve të mesditës edhe pse mëngjesi do të jetë i ftohtë.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 5 gradë Celsius e ajo maksimale pritet të arrijë deri në 23 apo 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë relativisht të larta dhe pak mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Më së nxehti pritet të jetë në perëndim dhe disa nga pjesët qendrore të Shqipërisë.
Mot stabil dhe me diell e vranësira të pakta do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Vetëm temperaturat minimale do të pësojnë ulje pak më të ndjeshme, përndryshe ende nuk priten luhatje të forta termike dhe as reshje atmosferike./MeteoBallkan














