Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje të lehta, më të theksuara ato minimal ku lokalisht mund të paraqitet bryma.
Minimalja pritet të zbres deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të shkojë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal t Zi nesër pritet të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell. Erërat do të jenë të fuqishme në disa zona drejtimesh rë ndryshme ndërsa reshjet atmosferike nuk vijnë në konsiderim.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme dhe sërish do të kemi rritje të temperaturave. Rritje më të ndjeshme të temperaturave do të kemi nga dita e diel dhe veçanërisht në fillim të javës së re./MeteoBallkan














