• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, sinjale për reshje shiu!

Moti javor, sinjale për reshje shiu!

05/10/2026 | 13:30
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

05/10/2026 | 07:26
Nxehtësi, çmime të larta dhe mungesë uji: Çfarë sjell fenomeni El Niño?

Nxehtësi, çmime të larta dhe mungesë uji: Çfarë sjell fenomeni El Niño?

05/10/2026 | 06:21

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 5 Tetor!

04/10/2026 | 23:39
Parashikimi i motit për sot, e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.10.2026.) e hënë

04/10/2026 | 23:31
Moti për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

04/10/2026 | 09:00

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.10.2026.) e diel

03/10/2026 | 23:23
Parashikimi i motit për sot – e martë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

03/10/2026 | 08:28
Evropa hap rezervat e dizelit, çmimi i naftës bie me rreth 3%

Evropa hap rezervat e dizelit, çmimi i naftës bie me rreth 3%

03/10/2026 | 07:41
Ngjarje e pazakontë në Atlantik: Asnjë uragan gjatë gjithë shtatorit

Ngjarje e pazakontë në Atlantik: Asnjë uragan gjatë gjithë shtatorit

03/10/2026 | 06:50

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.10.2026.) e shtunë

03/10/2026 | 00:29

Njoftimi i KEDS, e Shtunë!

03/10/2026 | 00:13
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

02/10/2026 | 08:19
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, sinjale për reshje shiu!

Moti javor, sinjale për reshje shiu!

05/10/2026 | 13:30
671
Shpërndarje
1.9k
Shikime
Shpërndaje

Gjatë kësaj jave kemi disa sinjale se mund të kemi reshje shiu të cilat do të jenë shumë të mirëseardhura pas një periudhe mjaft të gjatë thatësie ekstreme.

Java nisi e ftohtë në mëngjes dhe e ngrohtë në mesditë dhe kështu do të vazhdojë pjesa e parë e javës, por temperaturat minimale do të fillojnë të rriten dhe po ashtu edhe ato maksimale do të shkojnë edhe pak më lartë.

E hëna po karakterizohet me mot të kthjellët e me diell me temperatura që do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius në Kosovë e në Shqipëri deri në 28 gradë Celsius.

Të Martën dhe të Mërkurën do të vazhdojë stabiliteti i plotë anticiklonik dhe temperaturat e larta për këtë periudhë kohore normalisht pas një mëngjesi të freskët e të ftohtë, dita do të vijojë mjaft e ngrohtë me temperatura në Kosovë që mund të arrijnë deri në 25 gradë Celsius, madje mund të ndodhë deri në 26 gradë Celsius.

Ngrohtë dhe me diell do të jetë moti edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.

Nga e enjtja do të fillojnë sinjale për ndryshim të motit në mënyrë graduale. Vranësira të shtresave të larta do të ketë edhe të mërkurën, por të enjten në viset bregdetare të Shqipërisë dhe vendet afër do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje ose rrebeshe lokale shiu, ndërkohë që moti i ngrohtë e me diell vazhdon në Kosovë e Maqedoninë Veriore me tendencë të shtimit gradual të vranësirave dhe me mundësi për reshje të izoluara fillimisht vetëm në disa rajone.

Temperaturat pritet të luhaten nga 3 minimalja deri në 26 gradë Celsius ajo maksimale në Kosovë. Me ardhjen e reshjeve ato do të pësojnë ulje të Premten. Në Shqipërinë mesdhetare edhe më ngrohtë.

Cikloni i fuqishëm

Një ciklon i fuqishëm do të krijohet nga veriu i Italisë të Enjten dhe do të fuqizohet të Premten. Ky ciklon pritet të kushtëzojë intensifikim të reshjeve në Shqipëri ku priten reshje mjaft intensive dhe të dendura e rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Vonë të enjten ose të Premten reshjet do të fillojnë të përfshijnë edhe Republikën e Kosovës. Në Dukagjin priten reshje më intensive në fillim, por pastaj reshjet do të përfshijnë të gjitha viset e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Këto reshje pritet të vazhdojnë edhe të shtunën me intensitete të ndryshme.

Në Shqipëri priten reshje mjaft intensive sidomos në Premten dhe të shtunën ku shumë rajone mund të përfitojnë sasi të mëdha reshjesh atmosferike. Gjatë ditës së shtunë do të vazhdojë ndikimi i ciklonit nga Italia i cili do të sjellë vranësira të reja e reshje të reja atmosferike, vende-vende intensive. Temperaturat normalisht që do të pësojnë ulje por jo shumë të theksuara sepse reshjet do të vinë nga rrymime ajrore jugore. E shtuna do të jetë më e ftohtë sepse do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu.

Sipas ecurive aktuale sinoptike të dielen pritet të kemi mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe mundësi për reshje lokale atmosferike me intensitet më të dobët. Vranësirat do të fillojnë të largohen dhe reshje të izolohen e të pakësohen.

Pra, për fund: Deri të enjten mot stabil dhe mjaft i ngrohtë. Të entjen shtim i vranësirave fillimisht në viset bregdetare të Shqipërisë e deri të Premten edhe në Kosovë. Reshje intensive në Shqipëri të premten dhe të shtunën. Reshje edhe në Kosovë të premten dhe të shtunën, më intensive në Dukagjin, por kjo mund të ndryshojë. Rrebeshe mjaft të fuqishme në Shqipëri. E diela me stabilizim gradual.

Ndryshime në parashikim mund të ndodhin (sidomos në parametrin e reshjeve atmosferike) dhe për çdo ndryshim do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

 

 

Rekomandime

Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

05/10/2026 | 07:26
Nxehtësi, çmime të larta dhe mungesë uji: Çfarë sjell fenomeni El Niño?
Fenomene

Nxehtësi, çmime të larta dhe mungesë uji: Çfarë sjell fenomeni El Niño?

05/10/2026 | 06:21
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 5 Tetor!

04/10/2026 | 23:39
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲