Të gjithë adhuruesit e gjithësisë sonte kanë një pamje fantastike para vetes.
Superhëna e rrallë tashmë është shfaqur. Hëna e sotme parashihet të jetë më e ndritura në gjithë vitin 2019.
Është e dyta nga tre supërhënat që mund t’i shihni këtë vit, pas hënës së gjakut që ishte më 21 janar dhe që i paraprinë edhe një superhëne tjetër më 21 mars.
Fotografi Arben Llapashtica ka realizuar një fotografi mahnitëse të hënës sonte, e që sigurisht mund t’ua kënaqë sytë.