Nesër në Kosovë pritet destabilizim i fuqishëm i motit me mbërritjen e ciklonit nga Italia dhe Deti Adriatik dhe njëkohësisht do të kemi arritjen frontit të ftohtë ajror nga veriu e veriperëndimi.
Priten vranësira e reshje të shpeshta lokale shiu si dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë reshje më intensive e temperaturat do të shënojnë ulje sidomos me ardhjen e frontit të ftohtë ajror nga veriu.
Minimalja pritet të jetë rreth 10 gradë Celsius kurse maksimalja rreth 20 gradë Celsius për të pësuar ulje pas frontit të ftohtë ajror dhe reshjeve.
Në Shqipëri po ashtu nesër pritet të mbajë mot i vranësira e me reshje të shpeshta shiu dhe rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Kohë pas kohe mund të ketë stuhi apo shtrëngata të forta lokale.
Rrebeshe intensive shiu pritet të ketë nesër edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.
Cikloni do të përshkojë territorin shqiptar për të shkuar në Greqi ku pastaj edhe atje priten stuhi intensive shiu me bubullima.
Nga e hëna më freskët. Reshjet do të jenë më të pakta e më sporadike. Të martën dhe të mërkurën më ftohtë me mundësi për reshje të dobëta lokale. Në malet e larta mund të ketë reshje të dobëta bore./MeteoBallkan
















