• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

10/11/2026 | 06:55
Çka janë ‘ballkonet solare’ që po lulëzojnë në Gjermani?

Çka janë ‘ballkonet solare’ që po lulëzojnë në Gjermani?

10/11/2026 | 08:49

Mbi 20 gradë në Ballkan në mes të nëntorit

10/11/2026 | 07:00
Moti javor, temperatura më të larta dhe reshje atmosferike!

Moti javor, temperatura më të larta dhe reshje atmosferike!

10/11/2026 | 00:18

Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 10 nëntor!

09/11/2026 | 23:41
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.11.2026.) e martë

09/11/2026 | 23:37
Pse duhet të konsumojmë mandarina gjatë dimrit? Shtatë përfitimet që mbështeten nga shkenca

Pse duhet të konsumojmë mandarina gjatë dimrit? Shtatë përfitimet që mbështeten nga shkenca

09/11/2026 | 19:19
Nafta drejt rënies më të madhe javore që nga pandemia

Paralajmërohet rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë

09/11/2026 | 13:29
Dy sisteme atmosferike drejt Italisë, priten reshje të dendura shiu

Dy sisteme atmosferike drejt Italisë, priten reshje të dendura shiu

09/11/2026 | 11:03
Tetori 2026 bëhet më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në botë, temperaturat thyejnë rekorde

Tetori 2026 bëhet më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në botë, temperaturat thyejnë rekorde

09/11/2026 | 08:25
Ky aparat në kuzhinë harxhon rrymë edhe kur nuk e përdorni

Ky aparat në kuzhinë harxhon rrymë edhe kur nuk e përdorni

09/11/2026 | 07:13
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.11.2026.) e hënë

09/11/2026 | 00:17

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 9 nëntor!

09/11/2026 | 00:02
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

10/11/2026 | 06:55
557
Shpërndarje
1.6k
Shikime
Shpërndaje

Një zgjidhje praktike dhe falas që shumë familje nuk e shfrytëzojnë, edhe pse klima mund të nxjerrë deri në 20 litra ujë në ditë.

Një kondicioner mesatar mund të nxjerrë nga 5 deri në 20 litra ujë në ditë, kjo sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës.

Në vend që ky ujë të pikojë në fasadë dhe t’ju shkaktojë probleme me fqinjët, mund ta shfrytëzoni në mënyrë shumë praktike për punë të ndryshme shtëpiake, sepse kondensati nga kondicioneri është kimikisht shumë i ngjashëm me ujin e distiluar.

Ky ujë nuk përmban klor, minerale apo gëlqere. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet pirë kurrsesi, pasi mund të përmbajë pluhur nga tubat, gjurmë metalesh, myk dhe baktere.

Ja disa mënyra të zgjuara si ta përdorni në shtëpi:

Shpëtim për bimët tuaja

Uji nga kondicioneri është i përkryer për lulet që nuk e durojnë gëlqeren në tokë, si orkidetë, zambakët aromatikë, fierët dhe kalateat. E preferojnë edhe barbarozat, lulet e oborrit dhe domatet në vazo.

Megjithatë, bimëve që kanë nevojë për ujë më të fortë dhe minerale, si sukulentët dhe kaktusët, është më mirë t’u jepni ujë të zakonshëm nga rubineti.

Larja e xhamave dhe veturës pa njolla

Meqë nuk përmban gëlqere, ky ujë nuk lë gjurmë të bardha pas tharjes. Është ideal për pastrimin e xhamave me leckë mikrofibre, por edhe për larjen e veturave të errëta, karrigeve plastike apo pllakave, pa pasur nevojë t’i fshini dy herë.

Zgjidhje falas për hekurin me avull

Hekurat shpesh dëmtohen nga grumbullimi i gëlqeres. Uji nga kondicioneri mund të përdoret si zëvendësim falas për ujin e distiluar që blihet në dyqan, sepse nuk lë asnjë mbetje në rezervuar.

Për pastruesit me avull dhe lagështuesit e ajrit

Për të njëjtën arsye, ky ujë është shumë i përshtatshëm edhe për pajisjet me avull dhe lagështuesit e ajrit në shtëpi.

Për mbushjen e akumulatorëve

Shoferët që përdorin ende akumulatorë të vjetër me plumb mund ta shfrytëzojnë këtë ujë për plotësimin e sigurt të qelizave të tyre.

Për shpëlarjen e tualetit

A e dini se një shpëlarje e vetme e tualetit shpenzon rreth gjashtë litra ujë të pijshëm? Nëse tubin e kondicionerit e drejtoni në një kovë më të madhe, mund të siguroni disa shpëlarje falas çdo ditë.

Për pastrimin e dyshemeve dhe pllakave

Për larjen e përditshme të shkallëve, dyshemeve apo pllakave të banjës, kondensati nga kondicioneri kryen të njëjtin funksion si uji nga çezma.

Si ta mblidhni siç duhet ujin nga kondicioneri?

Për të shmangur problemet me fqinjët, zgjidhja më praktike është ta zgjasni tubin e kondicionerit me një gyp PVC dhe ta drejtoni në një kovë ose bidon.

Është shumë e rëndësishme që ena të ketë kapak, në mënyrë që uji i ndenjur të mos bëhet vatër mushkonjash gjatë vapës. Nëse përdorni një shishe plastike në ballkon, zbrazni atë çdo mbrëmje.

Rekomandime

Çka janë ‘ballkonet solare’ që po lulëzojnë në Gjermani?
Lajme

Çka janë ‘ballkonet solare’ që po lulëzojnë në Gjermani?

10/11/2026 | 08:49
Lajme

Mbi 20 gradë në Ballkan në mes të nëntorit

10/11/2026 | 07:00
Moti javor, temperatura më të larta dhe reshje atmosferike!
Kosovë

Moti javor, temperatura më të larta dhe reshje atmosferike!

10/11/2026 | 00:18
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲