Pas frontit të ftohtë ajror kanë depërtuar temperatura të ulëta, duke na kujtuar se stina e dimrit është shumë afër.
Megjithatë, ky depërtim do të jetë shumë i shkurtër, për shkak të ndikimit të fuqishëm të Atlantikut dhe Mesdheut.
Ajri më i ftohtë nuk do të qëndrojë as 24 orë, sepse menjëherë të dielën vranësira dhe masa të reja ajrore vijnë nga Mesdheu, që në orët e vonshme të pasdites ose në mbrëmje, edhe në Kosovë do të kushtëzojnë reshje të reja shiu.
Cikloni Charles u largua dhe pas tij depërtoi fronti i ftohtë, i cili solli reshje në veri të Shqipërisë dhe pjesë të Kosovës.
Kështu, Kosova dhe Shqipëria do të përjetojnë një episod të shkurtër të motit më të ftohtë, pa sinjale për një periudhë të gjatë të qëndrueshme me temperatura të ulëta.
Reshje të reja shiu priten nga pasditja dhe mbrëmja e së dielës dhe me këta shi vjen edhe ajri relativisht i ngrohtë mesdhetar.
Përndryshe, për episode të reja të të ftohtit që të kushtëzonin reshje boret duhet të pritet edhe me të tutje, sepse nuk ka ende sinjale për ndonjë borë serioze.
Detaje të tjera në postimet tona të ardhshme. /MeteoBallkan/















