• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Erërat e forta përfshijnë vendin, raportohet për dëme në disa komuna

Erërat e forta përfshijnë vendin, raportohet për dëme në disa komuna

13/11/2026 | 12:25
Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apel qytetarëve për kujdes të shtuar

13/11/2026 | 12:18

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

13/11/2026 | 08:53
Lumenjtë e fshehur që rrjedhin nën akullin e Antarktidës

Lumenjtë e fshehur që rrjedhin nën akullin e Antarktidës

13/11/2026 | 07:23

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 13 nëntor!

12/11/2026 | 23:56
Moti sot dhe ditëve në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.11.2026.) e Premte

12/11/2026 | 22:21
Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

12/11/2026 | 16:00
Parashikimi i motit për sot – e diel

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

12/11/2026 | 08:55
Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

12/11/2026 | 07:02

KEDS njofton për punimet në rrjet, e enjte, 12 Nëntor!

11/11/2026 | 23:22
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.11.2026.) e enjte

11/11/2026 | 22:42
Ekzekutohen mbi 2.8 milionë euro subvencione për fermerët: Pagesat vazhdojnë edhe ditëve në vijim

Ekzekutohen mbi 2.8 milionë euro subvencione për fermerët: Pagesat vazhdojnë edhe ditëve në vijim

11/11/2026 | 18:24
Nafta drejt rënies më të madhe javore që nga pandemia

Reuters: Çmimet globale të naftës pritet të vazhdojnë të bien

11/11/2026 | 16:31
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Erërat e forta përfshijnë vendin, raportohet për dëme në disa komuna

Erërat e forta përfshijnë vendin, raportohet për dëme në disa komuna

13/11/2026 | 12:25
543
Shpërndarje
1.6k
Shikime
Shpërndaje

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën nga mbrëmja e së enjtes kanë shkaktuar dëme në disa komuna, ndërsa autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

Në Deçan, ekipet emergjente kanë intervenuar gjatë gjithë natës, ndërsa angazhimi për sanimin e dëmeve po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.

Komuna ka bërë të ditur se në terren janë ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” dhe Njësisë së Zjarrfikësve, ndërsa po mbështeten edhe ekipet e KEDS-it për sanimin e shtyllave elektrike të dëmtuara në Voksh, Drenoc, Gllogjan, Shaptej, Strellc, Gramaçel dhe vendbanime të tjera.

Dëme nga erërat e fuqishme janë raportuar edhe në Prizren. Në rrugën “Emin Pasha” ka nisur shembja e një shtëpie, ndërsa shqetësime janë ngritur edhe për kulmin e objektit të Administratës Komunale, ku, sipas asamblistit Petrit Hoxhaj, disa pjesë të tij kanë filluar të shkëputen, raporton Telegrafi.

Po ashtu, në rrugën Prizren–Nashec është raportuar për rrëzimin e një shtylle. Për shkak të erërave me intensitet të lartë, Kalaja e Prizrenit është mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, si masë parandaluese për mbrojtjen e tyre.

Ndërkohë, në fshatin Bare të Mitrovicës janë raportuar dëme materiale si pasojë e erërave të fuqishme. Për këtë situatë ka raportuar mediumi lokal Mitropol, por deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi për përmasat e dëmeve dhe numrin e banorëve të prekur.

Edhe në Drenas janë evidentuar dëme në objekte. Sipas njoftimit të komunës, në rrugën “Adem Mulaj”, afër parkingut, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e kulmit të një ndërtese, ndërsa dëmtime serioze janë vërejtur edhe në kulmin e objektit të çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku i shkëputjes së pjesëve të tjera.

Në anën tjetër, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura.

Ai ka këshilluar qytetarët që të shmangin qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme, të sigurojnë sendet në oborre e ballkone dhe të mos parkojnë automjetet pranë drunjve apo objekteve që mund të paraqesin rrezik.

Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku janë evidentuar dëme, për shkak të rrezikut nga kulmet, shtyllat elektrike, drunjtë dhe materialet që mund të shkëputen nga era.

Edhe Komuna e Gjakovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta, duke kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të shmangin qëndrimin pranë ndërtesave të larta, pemëve, kantiereve të ndërtimit dhe shtyllave elektrike.

“Për shkak të erërave të forta, ju lutem të kufizoni lëvizjet e panevojshme dhe të tregoni kujdes të shtuar pranë ndërtesave të larta, pemëve, kantiereve të ndërtimit dhe shtyllave elektrike”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna u ka bërë thirrje edhe përgjegjësve të kantiereve dhe bizneseve që të sigurojnë materialet, rrethojat dhe reklamat që mund të rrezikojnë kalimtarët, ndërsa ka apeluar te qytetarët që të mos u afrohen kabllove elektrike të këputura.

“Mos iu afroni kabllove elektrike të këputura dhe mos tentoni t’i largoni vetë”, thuhet në njoftim.

Për çdo situatë emergjente apo rrezik për jetën dhe pronën, qytetarët janë udhëzuar të telefonojnë numrin emergjent 112.

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe mbështetje në rast të situatave emergjente të shkaktuara nga erërat e forta.

“Duke pasur parasysh erërat e forta dhe mundësinë e shkaktimit të dëmeve materiale apo situatave që mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, Komuna e Rahovecit shpreh gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme në rast të paraqitjes së situatave emergjente”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin qëndrimin pranë objekteve të pasigurta, drunjve dhe elementeve të tjera që mund të dëmtohen nga era.

Komuna ka bërë të ditur se në rast të dëmeve apo nevojës për ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë drejtorin e Drejtorisë për Emergjenca, Irfan Berishën, në numrin +383 44 200 649.

Rekomandime

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apel qytetarëve për kujdes të shtuar
Kosovë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apel qytetarëve për kujdes të shtuar

13/11/2026 | 12:18
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

13/11/2026 | 08:53
Lumenjtë e fshehur që rrjedhin nën akullin e Antarktidës
Botë

Lumenjtë e fshehur që rrjedhin nën akullin e Antarktidës

13/11/2026 | 07:23
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲