Çmimet globale të naftës kanë rënë rreth 20% që nga kulmi i tyre në fund të muajit të kaluar, ndërsa shpresat e ringjallura për ndërprerje të armiqësive midis SHBA-së dhe Iranit e kanë bërë të veten në treg, ka analizuar agjencia e lajmeve, Reuters.
.Edhe pse historia e konfliktit sugjeron se kjo mund të ndryshojë lehtësisht – sikurse ka ndodhur sot me një ngritje prej 1 për qind të naftës pas deklarimit të Iranit se nuk do të lejojë nxjerrjen e materialit bërthamor nga vendi – rënia e fundit ka ngjallur mundësinë e rënies së mëtejshme të çmimit të naftës, tregojnë analizat teknike.
Analistët teknikë përdorin grafika të të dhënave të çmimeve për të treguar sesi pritet të reagojnë tregjet në të ardhmen. Një gjë që ata kërkojnë në një treg në rënie është qëndrueshmëria, që mund të ndikojë për nxitjen e çmimit minimal.
Çmimet e larta dhe të ulëta të mëparshme shpesh ishin konsoliduar, sikur se edhe mesataret e luhatshme, të cilat davarisin çmimet ekstreme për të sjellë trend të qëndrueshëm tregu. Ato që quhen “Rikthime Fibonacci” janë gjithashtu burim i mirë i mbështetjes.
“Rikthimet Fibonacci” janë përllogaritje të bazuara në përqindje të niveleve që tregjet shpesh i rishikojnë pas çdo ndryshimi.Një rikthim i rëndësishëm ka hyrë në lojë për çmimet globale të naftës, të cilat gjurmohen nga referenca e njohur si kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent. Rënia e fundit e çmimit të naftës u ndal pranë rikthimit prej 50% të rritjes së saj nga korriku deri në tetor. Ky nivel është 94.07 dollarë, sipas të dhënave të LSEG-ut, dhe është bërë pikë e rëndësishme e mbështetjes. Ajo pikë përforcohet nga mesatarja 200-ditore prej rreth 93.84 dollarëve dhe mesatarja 40-javore në prej 95.27 dollarësh.
Pas rënies kaq të madhe, tregjet shpesh ndalen që ta përpunojnë dhe stabilizojnë trendin. Ky njihet si konsolidim dhe shpesh shihet si zhvillim i shëndetshëm trendi.Që të ketë mundësi që një treg ta vazhdojë me rënien e çmimeve, analistët teknikë përdorin mjete që matin momentumin dhe paqëndrueshmërinë. Indeksi i Forcës Relative është njëri prej tyre. Ai përdor kohën dhe shkallën e një ndryshimi për ta matur momentumin.
Një pajisje tjetër është Divergjenca e Konvergjencës së Mesatares Lëvizëse, ose MACD, e cila krahason dy mesatare të luhatshme për ta matur momentumin.
Analistët mbështeten njashtu në ato që njihen si Grupet Bollinger, të cilat matin llojllojshmërinë e çmimit nga mesatarja kryesore për ta matur shkallën e paqëndrueshmërisë.Të tre këta tregues sugjerojnë se rritja e çmimit të naftës Brent që nga korriku ka përfunduar për momentin dhe se çmimi mund të vazhdojë të bjerë.
Në tregje që ndryshojnë me shpejtësi, grafikët javorë shpesh ofrojnë pasqyrë më të qartë të trendit. Nëse nafta Brent vazhdon të bjerë në nivel javor, duke zbritur poshtë çmimit aktual prej 93.25-95.25 dollarësh, mund të bjerë deri në 89 a 90 dollarë, e më pas drejt niveleve 85 e 86 dollarë, që ishin pikat e mëparshme më të ulëta e më të larta.
Një rënie e mëtejshme do të synonte zonën prej 78 deri në 80 dollarë; në këtë pikë, tregtarët do të fillonin të vlerësonin nëse Brent po krijon interval tregtimi midis 78 dhe 118 dollarëve, apo nëse po hyn në një fazë të re humbjesh që do të synonte çmimoren e ulët të korrikut, prej rreth 70 dollarëve.
Rreziku i luhatjeve në rritje ose në rënie është i pranishëm në çdo treg, veçanërisht në një treg kaq të paqëndrueshëm sa ai i naftës sivjet, për shkak të lajmeve të shumta që lidhen me luftën në Iran dhe diplomacinë përkatëse.
Rikthimi eventual i çmimit të Brentit mbi nivelin 100-101 dollarë do të ngrinte pikëpyetje nëse rënia e mëtejshme është ende e mundshme.Çfarë tregon grafiku:-Çmimi i Brentit ka rënë me rreth 20% krahasuar me tavanet e larta të fundtetorit. -Një rënie e mëtejshme synon zonat ndërmjet 89-90, 85-86 dollarë, ose 78-80 dollarë.-Një rritje mbi nivelin 100-101 dollarë ngre pikëpyetje lidhur me mundësinë e rënieve të mëtejshme./kallxo.com















