Fronti i ftohtë ajror ajror po depërton në Kosovë dhe erërat kanë filluar të ndryshojnë drejtim dhe kanë filluar të fryjnë nga veriu, ndërsa mbetjet e ciklonit të fuqishëm “Charles” po kushëzojnë reshje shiu sidomos në veri të Shqipërisë dhe shumë pjesë të Kosovës. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive sidomos në veriperëndim, perëndim, jugperëndim, e lokalisht në pjesët qendrore të Kosovës deri në veri apo verilindje.
Gjatë natës dhe mëngjesit temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme me reshje e rrebeshe shiu e në viset malore do të fillojnë reshje bore. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë fjollë bore ose ndonjë episod me reshje shqote e bore të ndodhë edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare respektivisht në disa zona të Rrafshit të Kosovës gjatë mëngjesit të hershëm ose ditës së shtunë.
Të shtunën në Kosovë na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale, të herëpashershme shiu ndërsa temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme. Në viset malore do të ketë reshje të herëpashershme bore. Reshje të përziera me borë mund të ketë edhe në ndonjë zonë më të ulët mbidetare. Reshjet do të vinë duke u dobësuar dhe atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi sidomos orëve të vonshme.
Reshje dhe rrebeshe lokale nesër priten edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e Luginë të Preshevës.
Të dielën na pret mot i ftohtë në mëngjes e gjatë ditës me diell, por me shtim të menjëhershëm të vranësirave sepse një tjetër sistem vranësirash nga italia me reshje shiu do të vjen në viset tona shumë shpejt. Së pari në Shqipëri do të fillojnë reshje të reja shiu të cilat deri në mbrëmje do të arrijnë edhe në Kosovë. Megjithatë, gjatë ditës së diel në Kosovë pritet mot stabil deri në arritjen e vranësirave të reja dhe shiut të ri orëve të vonshme të pasdites ose mbrëmjes./MeteoBallkan















