Edhe më tutje jemi nën ndikimin e anticiklonit të fuqishëm i cili tani më i është afruar rajonit tonë edhe me qendrën e tij duke kushtëzuar mot të ngjashëm sikurse ditët e kaluara vetëm se temperaturat do të shënojnë ngritje. Ky anticiklon është përgegjës për mungesën e madhe të të reshurave atmosfeike gjatë këtyre ditëve.
Por, ka shenja se shembja e këtij anticikloni është vetëm qështje ditësh sepse nga java e ardhshme në drejtim të Evropës pëerëndimore dhe Mesdheut do të depërtojnë masa të fuqishme ciklonike dhe masa të ftohta ajrore. Në këtë mënyrë do të kemi krijimin e ciklonit të parë Gjenovian pas një periudhe mjaft të gjatë kohore. Pas këtij cikloni i cili do të sjellë reshje atmosferike në Slloveni, Kroaci, bosnjë dhe Mal të Zi (vende-vende edhe në territoret tona) do të kemi krijimin e një serie vorbullash tjera ciklonike në Mesdhe të cilat do të sjellin edhe tek ne reshje atmosferike mjaft të nevojshme atmosferike për rajonin tonë.
Këto reshje atmosferike do të jenë me vlerë të madhe dhe shumë të rëndësishme pasiqë toka është tharë nga thatësia ekstreme e ditëve, javëve dhe muajve të kaluar./Meteoballkan