Sot në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore po mban mot me diell dhe i nxehtë. Kemi të bëjmë me një mot pranveror të vërtetë. Në anën tjetër vranësirat kanë filluar të përfshijnë pjesë të ndryshime të Gadishullit Ballkanik. Në Slloveni ka reshje shiu, kurse në Kroaci, Bosnë dhe Mal të Zi gjithashtu ka reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Kjo është vetëm hyrje e përkeqësimit të motit që e pret Gadishullin Ballkanik ditëve të ardhshme.
Reshjet atmosferike në Shqipëri do të fillojnë nesër. Priten reshje të bollshme shiu, priten edhe rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Në Kosovë reshjet e shiut do të fillojnë nesër pasdite ose në mbrëmje. Gjithashtu edhe në Maqedoni priten reshje të dendura shiu dhe herë pas here edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Reshje solide shiu të cilat do të jenë jashtëzakonisht të mirëseardhura do të kemi edhe në Kosovë.
Në anën tjetër të hënën pritet të kemi depërtimin e masave ajrore të ftohta arktike të cilat do të kushtëzojnë reshje të dendura bore në viset kodrinore-malore në rajon. Reshje të fuqishme bore priten në këto rajone në Kroaci dhe Bosnë dhe Hercegovinë. Reshjet e borës në këto dy shtete do të paraqiten edhe në viset e ulëta. Reshje të dendura bore priten edhe në Mal të Zi. Pra, jemi në muajin Maj dhe rajoni po pret reshjet e borës. Sa i përket Shqipërisë reshjet e borës mund të paraqiten vetëm në viset më të larta malore, kurse në Kosovë ato mund të paraqiten edhe në viset kodrinore-malore, ndërsa nuk përjashtojmë tërësisht mundësinë që reshje bore të ketë edhe në ndonjë qytet apo qytezë të Republikës së Kosovës. Ngricat në rajonin tonë do të varen tërësisht nga vranësirat dhe erërat eventuale gjatë netëve të ftohta nga e hëna e tutje. Kur të kemi depërtimin e ajrit të ftohtë dhe nëse ato netë nuk do të kemi vranësira dhe erëra atëherë rreziku nga ngricat eventuale rritet, kurse nëse kemi ajrin e ftohtë por njëkohësisht ka vranësira ose erëra atëherë nuk ka rrezik për acar. Këtë për momentin është e pamundur ta përcaktojmë me një saktësi të lartë./Meteoballkan