Nesër në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot i paqëndrueshëm ku pas intervaleve kohore me diell gjatë ditës priten zhvillime vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka mundësi që të ketë edhe breshër. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse por të karakterit lokal.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, pra më intervale kohore me diell dhe zhvillim vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka mundësi që të ketë edhe breshër.
Pasnesër do të mbajë mot pothuajse i njëjtë sikurse nesër, me intervale kohore me diell, kurse pasdite priten zhvillime vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për breshër në lokacione të izoluara. Temperaturat do të ngriten gradualisht çdo ditë.
Të enjtën moti do të stabilizohet dukshëm në Shqipëri dhe shumë pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të ngirten, ndërsa pasdite në disa rajone në Kosovë përsëri do të ketë kushte për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të premtën në tërë rajonin mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Në Maqedoninë e veriut temperatura maksimale mund të arrijë deri në 33 gradë celsius, në Shqipëri 31, në Kosovë rreth 28, 29 gradë celsius./Meteoballkan