Siç po shihet në fotografinë satelitore në Shqipëri dhe shumicën e territorit të Republikës së Kosovës sot është kthjellët dhe me diell. Në Kosovë gjatë ditës priten vranësira kalimtare. Gjithashtu sot ishte shumë freskët në krahasim me ditët e kaluara.
Rajoni ynë sot është nën ndikimin e masave ajrore anticiklonike të cilat kushtëzojnë mot pa reshje atmosferike dhe mot i ngjashëm do të vazhdojë gjatë tërë ditës me zhvillim lokal të vranësirave por pa reshje atmosferike.
Edhe nesër mot i ngjashëm sikurse sot por pasdite vende-vende priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe shiu./Meteoballkan