Fusha ajrore me presion të ulët atmosferik (ciklon) dhe temperatura të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të mbizotërojnë në rajonin tonë fillimin e javës që po hymë. Vende-vende priten edhe riga apo rrebeshe afatshkurtëra shiu.
Të martën reshje të dendura shiu priten në Shqipërinë qendrore, jugore, juglindore etj si dhe në shumë rajone të Maqedonisë së Veriut si pasojë e ciklonit i cili nga Italia do të rrugëtojë në drejtim të Greqisë.
Nga e mërkura në rajonin tonë do të fillojnë të shtrihen fusha stabile ajrore anticiklonike (anticiklon) të cilat do të ndikojnë ne stabilizimin gradual të motit dhe gjithashtu edhe ngirtjen graduale të temperaturave. Bregdeti do të ketë mot fantastik nga e mërkura e tutje me ndonjë zhvillim të rallë eventual të ndonjë vranësire dhe ndonjë rrebesh afatshkurtër ndonjë pasditeje.
Edhe në viset kontinentale të rajonit tonë nga e enjta do të ketë ngritje të vazhdueshme të temperaturave, me mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut ndonjë pasdite.
Pra, përfundimisht temperaturat verore do të rikthehen në rajon nga fundi i javës ashtu siç i ka hije edhe muajit në të cilin jemi. Temperaturat maksimale në tërë rajonin kah fundi i javës do të arrijnë dhe tejkalojnë 30 gradë celsius. Siç e theksuam edhe më lartë pasditeve në disa rajone kryeisisht kontinentale do të ketë gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Ishte ky parashikimi i motit për javën që po hymë duke u bazuar në ecuritë më të fundit sinoptike dhe për çdo ndryshim eventual dhe detaje tjera do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./Meteoballkan