Sonte gjatë natës dhe nesër paradite në Kosovë do të ketë reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore priten reshje bore. Reshje sporadike dhe dekorative bore mund të ketë edhe në disa rajone nesër në Kosovë për herë të parë sivjet. Temperaturat nesër do të shënojnë ulje të theksuar veçanërisht në mbrëmje dha gjatë natës në të dielën. Pastaj të hënën priten ngritje të temperaturave dhe erëra jugore
Reshje të reja bore dhe erëra veriore do të vijnë në Kosovë natën mes së hënës dhe së martës eventualisht të martën. Kësaj radhe reshjet e borës do të përfshijnë shumicën e territorit të Republikës së Kosovës.
Ne ende jemi duke e përcjellur evoluimin e gjendjes sinoptike sepse normalisht priten ende ndryshime të vogla në parashikim. Bora nuk do të jetë shumë e qëndrueshme sepse ajri arktik nuk pritet të qëndrojë dhe pritet të tërhiqet në drejtim të lindjes./Meteoballkan