Fronti i ftohtë i cili po i jep fund tamperaturave verore në Ballkan po përparon gradualisht drejt juglindjes.
Tani fronti ka arritur deri në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbinë veriore e qendrore ku temperatura nuk është më e lartë se 21-22 gradë Celsius, ndërohë në jug të Hercegovinës dhe Mal të Zi temperatura ende është mbi 30 gradë Celsius, siç është edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Edhe në Kosovë ende mbretëron ajri i ngrohtë ku temperaturat janë nga 28 deri në 31 gradë Celsius.
Pak më vonë në Kosovë priten disa zhviillime të izoluara me ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, por flladi në Kosovë do të vije ngga nesër duke uluer temperaturat dhe duke na sjellur edhe reshje lokale shiu. Edhe në Shqipëri nesër pritet të ketë zhvillime dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë duke përfshirë edhe bregdetin verior të vendit, ndërsa bregdeti jugore mbetet edhe nesër mjaft i nxehtë.
Temperaturat shënojnë ulje edhe në bregdetin jugor të Shqipërisë pasnesër dhe priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Pra, fronti i ftohtë është afër dhe nga nesër në Kosovë dhe Shqipëri priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Mal të Zi rrebeshet e shiut pritet të arrijnë në orët e hershme të mëngjesit.
Nga e premta pak më nxehtë. Priten alternime mes vranësirave, intervaleve kohore të gjata me diell dhe rigave ose rrebesheve të izoluara të shiut./Meteoballkan