Në vendet e rajonit sot janë aktivizuar alarmet e motit të kuq apo portokalli, duke paralajmëruar temperatura shumë të larta dhe meteorologët bëjnë thirrje për kujdes në kushtet e dhëna atmosferike.
Piku i valës së të nxehtit në Kroaci është paralajmëruar për ditën e sotme.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius dhe është në fuqi një paralajmërim portokalli.
Në shumë zona pritet edhe një natë tropikale, pasi temperatura minimale do të qëndrojë mbi 20 gradë.
“Merrni masa, priten temperatura jashtëzakonisht të larta. Mbroni veten, fëmijët dhe të moshuarit. Ndiqni këshillat e dhëna nga organet kompetente”, kanë paralajmëruar meteorologët.
Në Mal të Z, temperatura e parashikuar do të jetë deri në 39 gradë, në Podgoricë deri në 40 gradë.
Deti do të jetë i trazuar dhe temperatura e tij do të jetë 25 gradë.
Mot i nxehtë dhe shumë i ngrohtë do të jetë edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar për fund të ditës reshje shiu me bubullima dhe breshër në pjesën perëndimore të vendit.
Shumë nxehtë pritet të jetë edhe në Shqipëri e Kosovë, ku në Kosovë maksimalja pritet të shkojë 36 gradë.