Informacionet e fundit flasin per 52 te vdekur, mbi 700 te plagosur dhe mijëra te mbetur pa shtëpi ndërkohe që lëkundjet vazhdojnë.
Ky është bilanci tragjik (ende jo përfundimtar) pas tërmeteve dhe pas-goditjeve vdekjeprurëse që goditën Shqipërinë që nga 26 Nëntori.
Sizmologët po paralajmërojnë se toka ka filluar të qetësohet dhe të shpresojmë se është ashtu edhe pse ende ka pasgoditje por të cilat janë pak më të dobëta. Të shpresojmë që toka të qetësohet tërësisht në mënyrë që të lehtësohen rrugët dhe mënyrat për tju ndihmuar njerëzve që aq shumë kanë nevojë në këto momente të vështira.