Temperaturat mjaft të larta të ditëve të kaluara në kombinim me ajrin jostabil apo frontet e Atlantikut sot kanë kushtëzuar stuhi të izoluara por të fuqishme në shumë pjesë të Evropës. Disa shtrëngata ishin të shoqëruar edhe me breshër me madhësi sa topi i golfit apo edhe më të mëdha.
Breshër ra në Saint Etienne të Francës, në veri të Italisë, juglindje të Gjermanisë, Poloni, Çeki dhe Austri. Rajoni i Utendorfit në Austri u përfshi sot nga një stuhi mjaft e fuqishme me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat shkaktuan edhe vërshime të mëdha në atë pjesë të Austrisë.
Më poshtë kemi pamje të breshërit nga të gjitha pjesët e lartëpërmendura të Evropës gjatë ditës së sotme: